Nuk ka armëpushim në jug të Gazës, citohet të ketë thënë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, sipas Reuters.

“Aktualisht nuk ka asnjë armëpushim dhe asnjë ndihmë humanitare për Gazën në këmbim të largimit të të huajve”, tha në një deklaratë zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Pak më herët, dy burime egjiptiane kishin deklaruar se SHBA, Egjipti dhe Izraeli ranë dakord të shpallin armëpushimin në jug të Gazës nga sot në orën 09:00, që do të përkojë me hapjen e kalimit Rafah, që lidh enklavën palestineze me Egjiptin.

Burimet kishin bërë me dije se armëpushimi do të zgjaste disa orë, por nuk specifikuan saktësisht se sa. Ata gjithashtu vunë në dukje se të tre vendet ranë dakord të mbanin të hapur kalimin Rafah deri në orën 17:00 (koha lokale) sot, si pjesë e një rihapjeje fillestare njëditore.

Në Rafah, në kufirin midis Rripit të Gazës dhe Sinait të Egjiptit, është i vetmi vendkalim tokësor nga enklava në një zonë që nuk kontrollohet nga Izraeli.

Imazhet e publikuara nga Reuters treguan kamionë që transportonin ndihma humanitare nga organizatat joqeveritare egjiptiane në qytetin al-Arish të Sinait këtë mëngjes, duke pritur për të marrë leje për udhëtimin prej disa orësh në Rafah.

Ndihma humanitare që është mbledhur nga vende dhe organizata të ndryshme për Rripin e Gazës është mbledhur në al-Arish në pritje të përfundimit të një marrëveshjeje për hyrjen e ndihmave në enklavë dhe largimin e shtetasve të huaj prej saj, e cila u arrit si tha amerikani dje, të dielën, pas vizitës së ministrit të Jashtëm Anthony Blinken në Kajro.

Megjithatë, Salama Marouf, kreu i zyrës së shtypit të qeverisë së Hamasit, tha se nuk kanë marrë konfirmim nga pala egjiptiane për hapjen e kalimit në Rafah.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb