Orët e para të mëngjesit të sotëm e kanë gjetur Beratin të qetë dhe pa shumë lëvizje, ndërkohë që ora 09:00 ka shënuar edhe dyndjet e banorëve në çdo cep. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se të shumtë janē ata që dalin nga banesat edhe pa arsye.

Për të ndërgjegjësuar qytetarët që dalin edhe pa leje nga banesat, në rrugë janë shtuar efektivë të policisë që po bëjnë edhe vendosjen e gjobave në rastet e konstatimit të shkeljeve të këmbësorëve dhe automjeteve. Forca të shumta policie kanë mbushur pedonalen,lulishten dhe kryqëzimet e rrugëve dhe kjo ka bërë që beratasit të largohen me shpejtësi drejt banesave, jo për ndërgjegjësim por nga frika e gjobave. Kjo situatë po krijon grumbullime të shumta njerëzish në tregje e kudo, kjo edhe për shkak të frikës së ndëshkimit me gjobë nëse e kapërcejnë orarine lejuar.

Radhë të shumta ka pasur mëngjesin e sotëm në banokomate për të tërhequr lekë dhe në markete ku qytetarët kanë shtuar radhët për të bërë blerjet e nevojshme pasi pas orë 13:00 të ditës së sotme e deri në orën 05:00 të mëngjesit të së Hënës, e gjithë Shqipëria do të jetë në karantinë. Në çdo rrugë është vënë re prezenca e shtuar e forcave të policisë,që kanë intensifikuar kontrrollet për respektimin e orareve të qarkullimit nê rrugë të kalimtarëve dhe automjeteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: