“Sikur mos kishte ndryshuar sistemi unë do kisha dal nga burgu në 2009. Në Burrel nuk gjeje dot një kunj shkrepse, të shikoje një flet, një bar apo një diçka të gjelbërt. Ishte një mur i bardhë dhe asgjë tjetër. Banjo- dhomë për 10 vjet, 20 vjet”.
Qani Sadiku, dëshmon 18 vitet e qëndrimit të tij në të gjitha burgjet e Shqipërisë.
Rrëfimi i plotë
“Sikur mos kishte ndryshuar sistemi unë do kisha dal nga burgu në 2009. Në Burrel nuk gjeje dot një kunj shkrepse, të shikoje një flet, një bar apo një diçka të gjelbërt. Ishte një mur i bardhë dhe asgjë tjetër. Banjo-dhomë për 10 vjet, 20 vjet”. Në vitin 1973, jam internuar nga Elbasani në Borshë të Sarandës, 5 vjet për aktivitete politike. Unë isha internuar vetëm, jo me familjen. Në internim nuk shkoja në apel se bënin apel në internim. Një herë në mëngjes, një herë në drek në orën 12 dhe njëherë në dark në orën 9. Në orën 5 do çoheshe prap. Unë i thoja ju më ruani mua apo unë iu ruaj ju? Po më ruajtët mua hajdeni tek shtëpia edhe më shikoni. Më lan dhe një vit mua ata edhe pastaj më çuan në Spaç. 7 vjet burg i bëra në Spaç. Tani unë pa ngarkuar mirë bëja “llam- llam”, po kur më ngarkuan rënd filloja dhe bëja “llam- llam” gjithë ditën. Hapur fare pa problem. Kur kisha dhe nja 7-8 muaj për tu liruar më arrestuan prap dhe më dënojnë për agjitacion me 10 vjet burg prap në Spaç. Më dënuan në Rrëshen, dëshmitarë më dolën tre bashkëvuajtësit e mi. Unë në fakt kisha 23. Ne ishim 20 veta, 30 veta edhe lakoheshim njëri me tjetrin. Ne rrinim bashk grup.
Sa vjeç ishe në atë kohë?
Isha 23 vjeç. Erdhi puna më çuan në Rrëshen nga Rrësheni më sollën në spital se unë isha me stomak, vuaja nga ulçera. Më than edhe për tu operuar. Nga burgu më çuan në Rrëshen aty më donojnë me 10 vjet burg. Me ato kriza që isha unë më çojnë në hetuesi. I them unë jam për në spital. Këtu shërohesh më kollaj më tha. Më çuan në Kaush, nga Kaushi në Spaç. I gënjeva në fakt i thash kam qenë nëpër biruca se ishin disa të burgosur që vinin për biruca. I thash dua dhe unë të iki se u lodha këtu. Më marrin më çojnë prap në Spaç. Më kishte dal një dëshmitar një Myrteza Blushi nga Kruja shok komunist por i burgosur. Kishte qenë drejtor i foragjereve të Fushë Krujës, na tregonte dhe i tregoja. Fliste shumë pak por fliste shumë. I kishte thënë, më tha shoku Qani se shoku Enver udhëtonte me avjon bashkë me familjen e tij, Pranvera hapi derën e avjonit hodhi një 100 lekë. Enveri i thot pse e hodhe atë 100 lekësh babi, e hodha që të gëzohet ndonjë “fakir shqiptari. Pse nuk hidhesh vetë me kokë të mësoj të gjithë shqiptarët.” Ajo ishte barsolet e Stalinit në fakt po unë ja futa Enverit. Këtë e dinin shumica e atyre që ua kisha thënë, se më pëlqente dhe mua. Siklet kishte ai se ky hetuesi jonë këtu, ky operativ ishte nga Kruja si origjinë e përpunoi e mashtoj, i tha ja ku është ferri ja ku është parajsa. Unë kisha shumë gjëra, dhe i humba të gjitha, çfarë kërkoja më jashtë unë? Ndoshta ishte dhe ajo se unë s’kisha as fëmijë. Ai ishte i martuar dhe kishte 4 goca.
Si rekrutoheshin bashkëpunëtorët e sigurimit në burg?
Unë kam parë për shembull që kanë shkuarar aty shumica janë bërë me dhunë. Është rekrutuar me dhunë. Nga 1400 burra, që ishin të hapur ishin 30 veta, tre dëshmitar më dilnin vetëm mua. Nga kta tre të mi i dilnin atij, nga kta dy të atij katër më dilnin mua. Domethënë po të kishte shumë skishin nevojë të qarkullonin këta që ata ishin fare të hapur. Kurse këta të tjerët me psudonime. Shikoje tani: Pastriku, Kasketa, Timonieri, Steka, Plepi, Ylli, Fusha, Pushka, Vullnetari, Limoni, Guximtari, Mali, I penduari, Shkëmbi, Zjarri. Këta janë të gjithë të mit. Për shembull Kasketa mund të ketë në Delvinë, në Sarandë, në Kondispol.
Ke punuar në burg?
Kam punuar, shikoi duart e mija, unë jam operuar edhe nga nervat. Më janë shtypur nervat dhe jam operuar. Shikoji shenjat, dërrmuar fare. Kaloja në biruc 1 muaj, 2, 5, 6 muaj deri sa ika në Burrel. Në Burrel nuk kishte punë për asnjë. Biruca ishte biruc. Mund të rrije dhe vetëm mund të rrije dhe me shok. Ishte ftohtë nuk mund të rrije dot 5 minuta ulur, se ata të zhvishnin ti hiqnin pantallonat, brekët e gjata ti hiqnin të linin ashtu me një xhaket edhe një batanie. Kur ishte bërë një amnisti atje në burgun e Burrelit, nuk të fillonte dënimi atëherë kur ishe dënuar për herë të fundit edhe thonë ti Qani Sadiku, ju fal Prestidiumi i kuvendit Popullor 3 vjet. Është dënuar në mars të vitit 1981. Unë isha dënuar në 74 ai thoshte. Me leje i thash unë këto ja kam falur partisë, shokut Enver edhe Nexhmies. Nuk i dua. Aty ishin Prokurori, Zëvendës ministri ngelën kështu. Ore maskara tha, partia dhe shoku Enver i ka ditët e gjata, ti do ngordhësh këtu edhe më futi një muaj në biruc. Vetëm për këtë fjalë. Shumë i keq ishte Burreli por ama shumë i keq ishte dhe Spaçi. Spaçi kishe 8 orë jasht ama dilje jashtë, takoheshe me shok. Qarkulloje me 1200 burra. Ushqimi ishte pak më i mirë se kishte pak bollëk. Kurse në Burrel nuk gjeje dot një kunj shkrepëse të shikoje një flet një bar një diçka të gjelbërt, ishte mur i bardhë asgjë tjetër. Banjo, dhomë. Mund të dilje dhe një orë në ajrim, dilje dhe mbase nuk dilje. 10 vjet, 20 vjet.
Aty e kishte “Këtu i thon Burrel ku hyn e më nuk del”. 70% e personave në Burrel i njihja unë se ishin kondigjent i Spaçit. Kishte qenë më përpara ishte ridënuar si puna ime, Hysen Haxhia. I burgosuri është gjithmonë jashtë me mendje zdo të thot se je fizikisht në burg. Unë asnjë ditë skam qenë në burg kam qenë jashtë, i lirë ta them sinqerisht këtë. Unë jam Qani Sadiku, kam bërë 18 vjet e 7 muaj burg. Sikur mos kishte ndryshuar sistemi unë do kisha dal në 2009./Kujto.al