TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me sasitë e drogës që janë kapur në Itali, ndërsa si furnizuese kanë Shqipërinë.

Përmes një statusi në faqen e ‘Facebook’-ut Berisha mes ironisë theksoi se Forca e Krimit shënoi në harkun kohor një javor një sukses spektakolar. Mes të tjerash Berisha tha se Rama dhe Xhafaj numërojnë sukseset imagjinare, ndërsa Shqipëria renditet vendi i parë për eksportin e krimit dhe drogës në Europë.

REAGIMI I BERISHËS
Shqiperia e Norieges eksportues kryesor i krimit dhe droge ne Europe!
Sukses i ri spektakolar i Forces se Krimit:
– ne nje jave eksporton ne Itali 1500 kg droge!
Te dashur miq, Forca e Krimit shenoi ne harkun kohor nje javor nje skuses spektakolar.
Ajo eksportoi nga brigjet e Vlores ne dy ngarkesa 1500 kg kanabis.
Sot autoritetet italiane kapen nje gomone me 300 kg nderkohe qe 6 dite me pare u kap nje tjeter gomone me 1200 kg kanabis. Nderkohe qe Noriega dhe Xhafa i droges numerojne sukseset imagjinare, Shqiperia renditet vendi i pare per eksportin e krimit dhe droges ne Europe! Sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: