Kreu i PD, Sali Berisha, zbuloi se nga shtatori kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike do të jetë Luçiano Boçi.

Në “Opinion”, Berisha tha se sipas statutit nënkryetari i partisë mban dhe postin e kreut të grupit, dhe nga ndarja e detyrave, Boçi do të jetë në këtë post, ndërsa nënkryetari tjetër do të jetë në drejtimin e Departamenteve dhe Reformave.

“Statuti e ka të përcaktuar, që do të jetë njëri nga nënkryetarët e PD që është zgjedhur nga Këshilli Kombëtar. Janë ndarë detyrat, kjo detyrë i është ngarkuar Luciano Bocit, kurse nënkryetarit tjetër i është ngarkuar drejtimi i Departamenteve dhe Reformave”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb