Për personat të cilët janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 shumë shpejt mund të hiqen disa kufizime, njoftoi sot ministrja gjermane e Drejtësisë, Christine Lambrecht.

“Nëse vërtetohet se një vaksinim jo vetëm që mbron nga sëmundjet, por gjithashtu mund të parandalojë transmetimin e mëtejshëm të virusit, kjo duhet të merret parasysh në masa”, tha ajo për gazetën “Handelsblatt”.

“Ky nuk është një privilegj për të vaksinuarit, por një kërkesë e kushtetutës”, shtoi Lambrecht.

Çështja se cilat kufizime mund të hiqen për personat e vaksinuar do të jetë në qendër të një takimi të planifikuar midis udhëheqësve federalë dhe shtetërorë të hënën/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb