Gjermania ka transferuar 18 tanke “Leopard 2” dhe 40 “Marder” në Ukrainë, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një intervistë për gazetën spanjolle “La Vanguardia”.

“Gjithashtu, në verë, pritet të dorëzohen edhe 80 tanke të tjera “Leopard 1”, shtoi ai.

“Personalisht kam bërë thirrje kërkuar per më shumë mbështetje për Ukrainën nga partnerët e tjerë”, tha Pistorius.

“Hollanda dhe Danimarka kanë njoftuar furnizimin e Ukrainës me tanke. Dhe furnizimi i tankeve kryesore të betejës “Leopard 1 A5″ sapo ka filluar”, tha ai.

“Ky është rezultat i një nisme të vendeve së bashku me Gjermaninë”, shtoi Pistorius.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb