Historiani francez Hamit Bojarslan ka deklaruar se fitorja e Erdogan në zgjedhjet në Turqi, erdhi për shkak se sipas tij kishte përballë një opozitë të paaftë për të ofruar një alternativë demokratike dhe sociale.

Në një intervistë për mediat franceze ai ka folur hapur duke shprehur se ishte i befasuar nga fitorja e Erdoganit dhe se kishte mbetur i zhgënjyer nga rezultatet.

“Unë besoja në një Turqi tjetër, të udhëhequr nga një shoqëri civile që edhe pse e lodhur dhe e rraskapitur ishte e gatshme për ndryshim dhe për një kthesë demokratike.

I pyetur se çfarë mund të pritet nga një mandat i ri i Erdoganit, Bojarslan tha; “Duhet të përgatitemi për disa vite shumë të ndërlikuara, për një Turqi që është në një pozitë shumë të keqe ekonomike, e cila sapo ka zgjedhur një president të paaftë, për t’ju përgjigjur vështirësive.

Ndër të tjera historiani francez theksoi se është jetike të forcohet momentumi i Turqisë në fushat kryesore të rezistencës politike, veçanërisht në fushën intelektuale dhe artistike, në mënyrë që të zhvillohet një shoqëri e lirë dhe demokratike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb