Beyonce i rikthehet Instagram-it vetëm për ngjarje të rëndësishme siç janë momentet e kaluara me fëmijët, apo përvjetori i martesës!

Në 4 prill, Jay Z dhe Beyonce festuan 13-vjetorin e martesës dhe siç mund ta merrni me mend, ylli i pop-it festoi siç mund ta bëjë vetëm ajo.

Një set kuq e zi kombinuar me taka të kuqe prej cope mëndafshi! Nëse s’mund ta imagjinoni sa sensuale duket, Beyonce ka disa foto për botën.
Pantallonat e shkurtra dhe mini-xhaketën Bey i plotësoi me një palë vathë, varëse dhe syze ekstravagante që vetëm ajo mund t’i mbante siç e meritojnë!

Nisur nga fotot, fjalët kyçe të përvjetorit ishin: Beyonce, Jay Z, një avion privat, Las Vegas!


Larg syve të të gjithëve për të festuar 13 vite dashurie që jo s’kanë qenë gjithnjë të thjeshta. Në historinë e tyre dyshja e famshme ka patur jo pak herë sfida të shoqëruara me skandale tradhtie nga ana e reperit, por që u përballuan me shumë zgjuarësi nga këngëtarja. Në fund të ditës, Bey dhe Jay e bënë martesën e tyre të funksionojë.

“Ne kemi zgjedhur të luftojmë për dashurinë tonë. Për familjen dhe për fëmijët, për t’i dhënë atyre një të ardhme ndryshe. Ne s’kemi qenë ndonjëherë çifti i famshëm. Ne jemi thjesht një çift që fati donte të ishim të famshëm. Ne jemi njerëz të vërtet.”- u shpreh Jay Z për CNN në 2018-ën, pak pas lajmit se ai kishte tradhtuar Beyonce-n.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: