GREQI

Greqia ka regjistruar 1 mijë e 888 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Kjo shifër tregon një rënie drastike të infektimeve, gati sa gjysma e atyre që u shënuar të shtunën.

Piku i valës së katërt në Greqi parashikohej të ishte në datat 12-13 gusht, teksa tashmë duket se vendi fqinj po nis rënien e kurbës.

Po ashtu 17 pacientë humbën jetën nga COVID-19 këtë të dielë. 241 pacientë vijojnë të trajtohen në intubim në spitalet greke ndërsa shumë pak nga rastet e reja janë kapur në portat hyrëse për në Greqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb