TIRANE- Kanë nisur tashmë aplikimet e audicionit për edicionin e tetë të reality show-t “Big Brother”. Transmetimi i këtij produksioni të rëndësishëm të “Top Channel” do të nisë në muajin mars. Megjithëse shumëkush mendoi se sivjet nuk do të kishte “Big Brother” për shkak edhe të mungesës së prezantueses, burime pranë këtij televizioni mohojnë zërat duke treguar se programi do të nisë në mars.

Një tjetër thashethem që qarkulloi këto ditë në internet ishte ai në lidhje me emrin e prezantuesit të sivjetshëm. U fol se prezantimi i është besuar moderatorit Eno Popi, mirëpo mesa duket ky lajm është i pavërtetë. Burime pranë “Top Channel” bëjnë me dije se nuk është vendosur ende se kush do ta moderojë sivjet këtë reality. Sigurisht që Arbana Osmani nuk mund ta marrë përsipër këtë detyrë pasi ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë. Flitet po ashtu se autore e edicionit të tetë do të jetë sërish Zefina Hasani.

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: