Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko fitoi 80,23% të votave në zgjedhjet presidenciale të vendit, ndërsa rivalja e tij kryesore fitoi 9,9%, sipas rezultateve paraprake.

Kandidatja e opozitës bjelloruse, Svjetlana Tihanovskaja kishte refuzuar më herët të pranonte parashikimet e medieve shtetërore që i dhanë asaj një pjesë të kufizuar në mënyrë të ngjashme.

Policia sulmoi dhunshëm protestat që shpërthyen dje në qytetet e mëdha, pas mbylljes së votimit.

Lidia Jermoshina, drejtuese e Komisionit Bjellorus të Zgjedhjeve, njoftoi sot se Tihanovskaja kishte dalë e dyta, me tre kandidatët e tjerë që morën më pak se 2% të votave.

Lukashenko, 65 vjeç, ka udhëhequr ish-republikën sovjetike në Europën Lindore, midis Rusisë dhe anëtares së BE-së, Polonisë, për një çerek shekulli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb