SHBA – Këngëtarja Bleona Qereti di të befasojë gjithmonë. Pas fotove ku shfaqet e zhveshur në rrjetet sociale këngëtarja shqiptare habit edhe me deklaratat e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe me prindërit në rrjetet sociale, teksa befason duke thënë se po i jep ata “me qira”. Në një foto të publikuar më vonë në InstaStory, këngëtarja shfaqet përkrah nënës së saj Olit, duke shkruar: “U shit, e bleva unë”.
Ndërsa për babanë e saj, Nazmiun, Bleona me shaka thotë se është akoma në ankand.Sigurisht që gjithë këtë situatë, Bleona e ka bërë vetëm për të krijuar të qeshura te fansat e saj.
Këngëtarja shqiptare jeton prej vitesh me prindërit në Los Angeles, të cilët kanë shkuar atje për të ndjekur karrierën e vajzës së tyre. Bleona ka thënë shumë herë në intervista, se prindërit e saj janë krenarë me sukseset e saj.
(er.cu/BalkanWeb)