Blerim Xhemaili nuk do jetë më pjesë e Bolonjas skuadër ku gjatë këtij sezoni është aktivizuar për 33 ndeshje duke shënuar edhe 8 gola.

Futbollisti me origjinë shqiptare, por që luan për kombëtaren e Zvicrës është prezantuar sot tek skuadra e tij e re në kampionatin amerikan MLS me Montreal Imapct.
auto_Screenshot_41494353829
Mesfushori 31-vjeçar gjatë karrierës së tij ka mbrojtur edhe ngjyrat e Zurich, Bolton, Torino, Parma, Napoli, Galatasaray, Genoa dhe Bologna. Sipas të gjitha gjasave Amerika do jetë destinacioni i fundit i karrierës për Xhemailin.

Sa i përket vlerës së transferimit dhe pagës së lojtarit ende asgjë nuk është zyrtare por flitet se Xhemaili do jetë një nga lojtarët më të paguar në “MLS”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb