Antony Blinken foli me ministrin izraelit Benny Gantz për të diskutuar përpjekjet e fundit për të arritur një armëpushim si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe parandalimin e përhapjes së konfliktit në të gjithë rajonin.

Këtë e bën të ditur Departamenti i Shtetit në një njoftim. Sekretari amerikan i shtetit përsëriti qëndrimin e Presidentit Joe Biden për një operacion në Rafah dhe theksoi rëndësinë e rritjes së niveleve të ndihmës humanitare në të gjithë Gazën.

Blinken theksoi gjithashtu nevojën që Izraeli dhe Egjipti të përfundojnë bisedimet për të rihapur vendkalimin Rafah sa më shpejt të jetë e mundur. Së fundi, Sekretari Amerikan i Shtetit nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së civilëve dhe punonjësve humanitarë në Gaza, si dhe lehtësimin e tensioneve në Bregun Perëndimor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: