Konkurrenti i Përputhen, Mevlani, i cili ishte në kërkim të dashurisë edhe vitin e kaluar, është përballur mbrëmë me një konkurrente të re, me të cilin kishte pasur njohje të vjetra. Bëhet fjalë për Çiljetën, nënën beqare që i është bashkuar emisionit.

Kjo e fundit u shpreh se Mevlani i ka shkruar në rrjetin social “Tik-Tok”, duke i thënë se “je fiksimi im”, dhe ende nuk e ka kuptuar se përse nuk e ka ftuar në një takim përderisa është fiksimi i tij.

Mevlani është shprehur se nëse e quan një vajzë “fiksimi im, atëherë puna ka mbaruar”.

Kjo deklatarë është kundërshtuar nga Çiljeta e cila ndër të tjera ka treguar se i ka bërë bllok Mevlanit.

Pjesë nga biseda

Çiljeta: Sikur më ke shkruajtur në ‘TikTok’ je fiksimi im, e para. E dyta meqenëse unë isha fiksimi jot unë mora hapin e parë që të pyeta për këtë informacionin që si funksionon ‘Për’puthen’. Pse nuk e hoqe këtë fiksimin dhe të më njihje. Dale sepse ky është shansi ose mundësia që unë mund të njoh Çiljetën ose të dal në takim me Çiljetën. A janë fjalët e tua këto?

Mevlani: Kam thënë unë që je fiksimi im?

Çiljeta: Po.

Mevlani: Që t’kam thënë je fiksimi im është pak e vështirë sepse nëse unë arrij me të bërë këto komplimente një personi dije që ka mbaruar ai muhabet.

Çiljeta: Çfarë ke mbaruar? Çfarë i thua ti të mbaruar. Ti se ke nisur akoma çfarë mbarove.

Mevlani: Ma ke hequr bllokun të paktën?

Çiljeta: Bllokun e ke gjithmonë, derisa ti të heqësh fiksimin siç duhet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: