33 gola ka shënuar Tirana në 18 javë kampionat, sulmi më i mirë. Trajneri Shehi ka në dispozicion një dyshe të artë, Seferi-Xhixha. Sulmuesi i Kombëtares po shkëlqen këtë sezon teksa ka shënuar 10 gola, golashënuesi më i mirë.

Tetë gola ka shënuar dhe Xhixha, pa diskutim një gjetje e stafit drejtues pasi ish sulmuesi i Laçit po shpërthen këtë sezon. Të dy së bashku kanë shënuar më shumë se gjysmat e golave që Tirana ka realizuar deri më tani.

Mes Seferin dhe Xhixhës me mes qëndron Guindo, sulmuesi i Laçit ka realizuar 9 gola. Kukësi golashënuesin më të mirë ka Edi Bashën me 7 gola.

Për të kuptuar problemin më të madhe të Dinamos dhe Vllaznisë këtë sezon mjafton të shohim listën e golashënuesve, tek Dinamo udhëheq Ibrahimi me 6 gola, po aq sa edhe Liridon Latifi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb