BRITANI

Kryeministri britanik Boris Johnson do të vijojë të qëndrojë në spital pasi shkoi për të kryer kontrolle. Ai sipas mediave britanike dështoi që për 10 ditë të mposhtë koronavirusin pasi simptomat po i vijojnë.

Me temperaturë dhe kollë Johnson tashmë do të jetë në monitorimin e mjekëve në spital dhe nuk do të mundë të koordinojë më situatën e vendit me koronavirusin.

Drejtimin mësohet ta ketë marrë Sekretari i Parë i Shtetit dhe për Çështjet e Jashtme, Domonoc Raab.

Nuk ka munguar për kryeministrin britanik dhe një mesazh nga Donald Trump i cili shprehet se të gjithë amerikanët po luten për Johnson-in. Po ashtu Presidenti amerikan e quan atë një mik të tijin dhe një zotëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb