LONDËR

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaron se nëse nuk merren këto masa tani në shtetin britanik, do tejkalohet kapaciteti në spitale dhe do të ketë mijëra vdekje nga Covid-19 në ditë

Kryeministri i Britanisë së Madhe ka lajmëruar britanikët se do të ndërmarrë masa, me qëllim që koronavirusi të mos të vazhdojë të përhapet më tej.

“Nga e enjtja do të qëndroni në shtëpi”, ka thënë Johnson përpara qytetarëve britanikë. Ai tha se Britania do të bëjë kështu, një “bllokim të ri”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Johnson tha se Krishtlindjet mund të jenë “shumë të ndryshme”, por shpresonte se marrja e masave tani do të thoshte se familjet mund të mblidheshin. Dyqanet me produkete jo-thelbësore dhe mikpritja në shtëpi do të duhet të mbyllen për katër javë nga e enjtja, tha ai.

Por ndryshe nga kufizimet në pranverë, shkollat, kolegjet dhe universitetet mund të qëndrojnë të hapura. Pas 2 dhjetorit, kufizimet do të lehtësohen dhe rajonet do të kthehen në sistemin e niveleve normale, tha Johnson.

Johnson u shpreh: “Krishtlindja do të jetë ndryshe këtë vit, mbase shumë e ndryshme, por është shpresa dhe besimi im i sinqertë që duke ndërmarrë veprime të ashpra tani ne mund të lejojmë që familjet në të gjithë vendin të jenë së bashku në Krishtlindje”.

Kryeministri tha në një konferencë shtypi në Doëning Street se ai ishte “vërtet, vërtet i dëshpëruar” për ndikimin në bizneset, por tha se sistemi i ardhshëm që paguan 80% të pagave të punonjësve do të zgjatet deri në nëntor.

“Asnjë kryeministër i përgjegjshëm nuk mund të injorojë shifrat që sugjerojnë se vdekjet do të arrijnë “disa mijëra në ditë”, me “kulmin e vdekshmërisë” më keq sesa vendi pa në prill, tha Johnson.

Ai tha që spitalet edhe në jug-perëndim të Anglisë, ku rastet janë ndër më të ulwtat, do të mbarojnë kapacitetin brenda disa javësh.

“Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë,” tha Johnson.

Johnson, i cili kryesoi një takim kabineti të shtunën pasdite, do të bëjë një deklaratë në parlament të hënën. Mbretëria e Bashkuar regjistroi edhe 21 915 raste të konfirmuara të koronavirusit të shtunën, duke e çuar gjithsej që nga fillimi i pandemisë në 1 011 660 raste. 326 njerëz të tjerë u raportuan të kishin vdekur brenda 28 ditëve nga një test pozitiv.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i nëntë që ka arritur një nivel historik prej një milion rastesh – pas SH.B.A-ve., Indisë, Brazilit, Rusisë, Francës, Spanjës, Argjentinës dhe Kolumbisë. Porm numri i vërtetë i infeksioneve pritet të jetë më i lartë për shkak të mungesës së testeve në fillim të pandemisë.

Anglia po përjeton një normë të konsiderueshme të rritjes së infeksioneve COVID-19 në të gjithë vendin, tha Drejtori i Përgjithshëm i Mjekësisë Chris Whitty të shtunën përpara njoftimit të pritur të masave të reja kombëtare të bllokimit.

“Pothuajse në të gjithë vendin tani, ka një normë të konsiderueshme rritjeje,” tha Whitty në një konferencë shtypi.

Boris Johnson u shpreh se vendimi për mbyllje tjetër nuk është personal, por se në këtë përfundim kanë arritur ekspertët, që vlerësojnë se koronavirusi në Britani po  njeh rritje të mëdha në raste.

“Unë thjesht përsëris ato këshilla që më deklarojnë  këshilltarët shkencorë dhe mjekësorë. Ata besojnë se koronavirusi po njeh rritje në Britaninë e Madhe dhe ndaj duhet të marrim masa shtesë. Ne duhet të vendosim masa tani për tani deri më 2 dhjetor në të gjithë vendin”, tha Johnson.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb