Bradley Cooper ka mbetur vetëm. Që marrëdhënia e tij me Irina Shayk ishte në krizë kishte kohë që përflitej, por tani duket që modelja ruse, 33 vjeç, është larguar nga vila e Los Angeles, ku jetonte me të fejuarin.
Burime pranë çiftit kanë thënë për The Sun, që top modelja është kthyer në shtëpinë e saj me vajzën e vogël Lea De Seine, 2 vjeç.
‘Bradley dhe Irina u përpoqën me të gjitha mënyrat të mbajnë të fortë lidhjen e tyre’, shton burimi, ‘për dashurinë për vajzën e tyre, por lidhja e tyre ishte ftohur tashmë prej muajsh…’.
Ndoshta që kur aktori filloi të frekuentonte Lady Gaga? Por edhe kjo mbetet akoma një thashethem, e mohuar kategorikisht shumë herë nga të gjitha palët.