TIRANE– Vendimi i Komisionit të Sigurisë për shtyrjen e amnistisë për dorëzimin vullnetar të armëve deri në 31 dhjetor 2017, ishte i fundit për këtë legjislaturë. Në përfundim të mbledhës, kryetari i Komisionit Spartak Braho ka njoftuar edhe mbylljen e kësaj legjilature. E megjithatë meraku i Brahos ishte diku tjetër, pak te mungesa e opozitës, pak te fushata, e pak te ajo çka nuk u arrit sipas tij nga puna e këtij komisioni në 4 vite.

“Kjo është mbledhja e fundit e komisionit për këtë legjislature. Na vjen keq që s’kemi kolegët e djathtë. Ky komision ka qenë pune e jo llafesh. Defekt ka qenë kontrolli parlamentar, që ne nuk e bëmë dot në 4 vite një ligj për këtë kontrolle. Mungon një ligj kontrollues për të monitoruar institucione të rëndësishme. Nuk ishte vullnet i qeverise, apo ndikoi mungesa e një ligji kontrollues, për të monitoruar SHISH, Prokurorinë dhe Ministrinë e Brendshme? Këto organe janë të pa investiguara në rrugë parlamentare”, tha Braho.

E në fund të fjalës së tij, deputeti i LSI uroi kolegët e partisë së tij, por edhe ata të PS që të kenë një “Fushatë të mbarë”, e madje edhe “Fitore”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: