26-vjeçari Alison Rikardo Faramilio, pozicioni sulmues, është zyrtarisht lojtari më i ri i Kukësit. Klubi verilindor ka bërë me dije se ka arritur marrëveshjen me lojtarin brazilian, ndërsa ky nuk do të jetë i fundit që vjen nga vendi i sambas për te kampionët e dimrit. Kulmin e karrierës së tij, Faramilio e ka pasur me klubin e madh brazilian të Korinthiansit, ku ishte ylli i këtij ekipi për moshat e reja. Shifrat janë vërtet befasuese: 125 ndeshje duke realizuar 53 gola. Më pas vazhdoi karrierën e tij me huazime në kategorinë e dytë braziliane te ekipi Gama dhe Juventude, ndërsa aktualisht luan për Sao Benton në ligën e tretë të kampionatit paulista të Sao Paolos. Alison ka firmosur për dy sezone me nënkampionët, ndërsa pikën e tij më të fortë, ka lojën me kokë. Shaqiri shpreson se ka gjetur zëvendësin e Pejiçit.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb