Brryli Broadway njihet si një nga faqet që denoncon dhe sulmon të gjithe politikanët, mirpo sot përmes një postimi ka falenderuar Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për ndihmën që po jep për ndërtimin e një shtëpie në Spathar të Librazhdit.

Deputeti Taulant Balla menjëherë pas apelit të bërë nga faqja “Brryli Broadway” dhe “Librazhdi Ynë” u vu menjëherë në lëvizje për të ndërtuar shtëpinë e familjes Kurti nga Spathari i Librazhdit, të cilët jetonin në kushte të vështira.

“Të gjitha punimet për ndërtimin e shtëpisë po kryhen nga një firmë që i është përgjigjur apelit të Taulantit për t’i ndihmuar ata njerëz, shkruan “Brryli Broadway” në postimin, ku shfaqen dhe disa foto nga puna që po kryhet për ndërtimin e shtëpisë.

Kjo nuk është hera e parë që Balla u vjen në.ndihmë familjeve në nevojë, pasi në shumë fshatra të Librazhdit Balla prej vitesh në bashkëpunim me biznesin dhe me shqiptarë që jetojnë jashtë vendit  ndihmojnë në ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Brryli Broadway:

Shtepinë e nëne Majaze Kurti ne Spathare te Librazhdit, qe faqja Librazhdi Ynë dhe Brryli Broadway ben apel per ndihme, po e nderton deputeti i Librazhdit, Taulant Balla. Te gjitha punimet po kryhen nga nje firme qe i eshte pergjigjur apelit te Taulantit per ti ndihmuar ata njerez. Meritat per punen e bere ne ate shtepi i takojne Taulant Balles. Me shume se sa ata njerez te pastrehe, besoj te ka prek fjala qe te thashe, “tregoje veten qe je bavarez” ? Mia San Mia ??

Ps: Je pushim! Dy deri ne tre muaj ska asnje meme per ty. ?

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb