Britania e Madhe duhet të ruajë, pas Brexit, kontrollin mbi ligjet e saj, të tregut dhe të ujërave të saj dhe nuk do të ndryshojë qëndrim, paralajmëroi dje negociatori britanik, David Frost para fillimit të një cikli të ri negociatash në Bruksel për marrëdhënien e tyre të ardhshme me BE-në.

“Ky ka qenë pozicioni ynë i vazhdueshëm që nga fillimi dhe unë nuk do ta ndryshoj atë”, shkroi Frost në Twitter, duke shtuar se ai do të takohej pasdite me negociatorin e BE-së, Michel Barnier.

“Ne po përpiqemi të arrijmë një marrëveshje, por e vetmja e mundshme është një marrëveshje që është në përputhje me sovranitetin tonë dhe që merr përsëri kontrollin e ligjeve tona, tregtisë sonë dhe ujërave tona”, shpjegoi ai.

Ky raund i ri negociatash konsiderohet si një nga të fundit që ka të ngjarë të çojë në një marrëveshje tregtare midis dy palëve.

“Ne mund të mos kemi sukses”, theksoi David Frost.

Britania e Madhe u largua zyrtarisht nga BE mëë 31 janar, por efekti i divorcit do të ndjehet plotësisht më 1 janar 2021, në përfundim të periudhës së tranzicionit, gjatë të cilës vazhdon aplikimi i normave europiane.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb