Negociatat tregtare, të nisura që prej të enjtes mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian do të vazhdojnë deri të mërkurën në Londër dhe do të vijojnë menjëherë më pas në Bruksel, por ende janë larg arritjes së një marrëveshjeje, theksuan disa burime europiane.

“Negocatat vazhdojnë në Londër deri të mërkurën dhe më pas në Bruksel”, theksoi një burim europian.

“Negociatat po avancojnë, por ende jemi shumë larg një marrëveshjeje, deklaroi një zyrtar europian.

BE refuzon në parim një tunel negociues, sepse shtetet anëtare kanë nevojë të informohen për gjendjen e avancimit të diskutimeve”, theksoi ai.

“Negociatori europian, Michel Barnier do të bëjë vajtje-ardhje mes Londrës dhe Brukselir javën e ardhshme”, theksuan zyrtarët europianë.

Disa pista janë duke u studiuar nga negociatorët në tre pikat e vështira: përafrimi i standardeve dhe rregullave të lojës në çështjet e konkurrencës, zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe peshkimi.

“BE refuzon të përcaktojë afatet për negociatat, por një parashikim është planifikuar në mes të nëntorit”, theksojnë burimet.

Negociatat filluan të enjten në Londër pas një jave tensionesh.

Dy negociatorët, Michel Barnier dhe britaniku, David Frost kanë vendosur të intensifikojnë diskutimet e tyre dhe të punojnë për projetligjet për të arritur një marrëveshje të aplikueshme më 1 janar, në fund të periudhës së tranzicionit që pasoi divorcin e tyre më 31 janarin e kaluar.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb