Kur mbeten edhe dy ndeshje nga fundi i sezonit të rregullt në NBA, skuadra e Milëaukee Bucks siguron matematikisht kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Jo vetëm kaq, por Bucks janë ekipi me rekordin më të mirë në NBA këtë sezon dhe do të kenë faktorin fushë në favor në fazën play off.

Në ndeshjen e fundit, ata mundën 105-92 Chicago Bulls, ku Portis dhe Lopez realizuan 53 pikë së bashku. Edhe pse Antetokounpo nuk u aktivizua në këtë sfidë, Milëaukee tregoi se është skuadër e konsoliduar.

Në Perëndim, pas katër fitoresh u ndal ekipi i Los Angeles Lakers, që u mund 125-118 nga Clippers në derbin kalifornian. LeBron James realizoi 33 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Clippers u dalluan Powell me 27 pikë e Leonard me 25. Lakers mbeten në vendin e tetë, por kanë shpresë për në zonën play-off.

Fitore shprese arrin Dallas, që mundi 123-119 Sacramento Kings, duke qenë ende në garë për fazën “play in”. Për teksanët u dalluan Irving me 31 pikë e Doncic me 29. Mavericks duhet t’i fitojë dy ndeshjet e fundit për të vijuar garën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb