Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka inspektuar sot nga afër projektin e infrastrukturës rrugore të Pedonales së qytetit të Bulqizës dhe unazës së poshtme. Po ashtu edhe në Burrel ku ka përfunduar Parku i qytetit dhe janë rikonstruktuar fasadat dhe ndriçimi në 3 rrugë të qytetit.

Mësohet se për vitin 2014 dhe 2015 Bashkia Bulqizë ka përfituar në total fondin rreth 173 millionë Lekë, për Sistemim-asfaltim rruge blloku i poshtem, lagja Gjeologu – 303 metër rrugë, realizuar në masën 100% në vitin 2014 me vlerë 23,381,340 lekë dhe Pedonalja e qytetit dhe Unaza e Poshtme, realizuar në masën 99.5%, me vlerë 101,550,698 lekë, Rruga pedonale, lagjia Minatori, Faza 2, kontratat e nënshkruar në 24.12.2015, vlera e projektit 48,642,308 lekë – Aktualisht punimet janë ndërprerë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

“Më vjen mirë të shikoj transformimin që ka pësuar tashmë qyteti i Bulqizë falë zbatimit të këtij projekti të financuar në vitin 2015 nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve me vlerë 100 milionë Lekë.
Projekti i zbatuar ka konsistuar në rehabilitimin e plotë të lagjes duke filluar nga asfaltimi i rrugës, ndriçimi, vendosja e sinjalistikës rrugore, trotuaret dhe lulishtet për banorët e të gjithë qytetit por jo vetëm. Më vjen mirë që vi në Bulqizë për të inspektuar punimet e dy projekteve tashmë të përfunduara të cilat pas as më të voglin dyshim i ka dhënë një ndryshim qytetit dhe ka rikthyer shpresën te banorët e Bulqizës”,- tha Gjermeni.

Më tej ajo shtoi se, “folëm me Kryetarin edhe për projektin tjetër të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve në vitin 2015, “Rruga Pedonale në Lagjen Minatori” punimet e të cilit janë pezulluar për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Jam e bindur që me një angazhim maksimal qoftë nga bashkia por edhe firma zbatuese dhe duke uruar që moti të na mbështesë në këtë angazhim tonin brenda qershorit të këtij viti edhe ky projekt do të ketë përfunduar.

Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor pas ndarjes së re

Më tej ministrja foli edhe për sfidat me të cilat përballet zona. “Ndër problematikat kryesore të zonës mbetet papunësia, që shkon në rreth 40 për qind të fuqisë punëtore, po të kemi parasysh këtu edhe trendin e kohëve të fundit të kthimit të emigrantëve nga vendet fqinje në krizë. Ndërtimi i një impianti për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave urbane, veçanërisht për qytetin e Bulqizës mbeten sfida për bashkinë e re. Si një zonë malore, Bulqiza ka problem mbrojtjen dhe rigjenerimin e pyjeve, gjë që mund të ndihmojë për shfrytëzimin e shumë maleve aktualisht të shkreta në ndihmë të banorëve. Turizmi malor dhe ndërtimi i rrugëve që ndihmojnë udhëtimin në këto zona si edhe vënia në eficencë e vjeljes së të ardhurave nga industria krom-nxjerrëse në rrugë ligjore do të ndihmonin në rigjallërimin e qytetit. Disiplinimi i shfrytëzimit të rezervave të kromit si dhe transferimi i pjesës që i takon me ligj bashkisë së re mund të shërbejë për të fuqizuar buxhetin e kësaj bashkie. Mbështetja me subvencione e fermerëve dhe blegtorëve, duke përmirësuar dhe infrastrukturën që lidh zonat e largëta me qendrën e Bulqizës konsiderohen gjithashtu nisma të rëndësishme për t’u ndërmarrë. Hapja e një qendre sociale për të moshuarit dhe invalidët, ngritja dhe funksionimi i fushës së futbollit si dhe e një aneksi sportiv për grup-moshat do të përmbushnin disi shërbimet sociale në dobi të banorëve”.

Informacion për projeket e FZHR në Burrel

Ndërsa në Burrel ka përfunduar Parku i qytetit me një vlerë 68 milionë Lekë i përfunduar 100% në fillim të 2015-tës. Rikonstruksioni i fasadave dhe ndriçimi në 3 rrugë të qytetit me vlerë rreth 50 milionë Lekë i realizuar në masën 95%

Ministrja Gjermeni tha se: “Më vjen mirë të them se sot qendra e Burrelit por edhe rrugët brenda qytetit i kanë dhënë një impuls dhe transformim pozitiv zhvillimit të qëndrës kryesore urbane të bashkisë së re Mat. Projekti i zbatuar në qendrën e qytetit të Burrelit vjen si pjesë integrale e premtimit të qeverisë për rilindjen e qendrave urbane por dhe për të nisur një rrugëtim të përbashkët në fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe social të qyteteve tona. Projekti i zbatuar ka rinovuar tërësisht godinat e ndërtuara në vitet dhe 60 – 85, të cilat ishin plotësisht të amortizuara para ndërhyrjes. Sot banorët që jetojnë në këto ndërtesa të rinovuara nuk përballen më me lagështirën që shkakton probleme serioze për shëndetin dhe falë izolimit që i është bërë të gjithë godinave shpezojmë edhe më pak energji për ngrohje. Të dy projeket e zbatuara i kanë dhënë një tjetër fizionimi qytetit të Burrelit në shërbim të plotë të bashkëjetësës komunitare dhe krijimit të sa më shumë hapësirave publike për qytetarët si dhe përmirësimit të infrastrukturës urbane”.

Moratoriumi i Pyjeve

Duke qenë se bashkia Mat tashmë ka nën administrim një zonë të pasur me burime pyjore do të më duhet të bëj një apel mbi angazhimin që duhet të marrim të gjithë së bashku për mbrojtjen dhe shtimin e sipërfaqeve pyjore.

Nisma e fundit e qeverisë shqiptare për vendosjen e moratoriumit 10-vjecar kundër degradimit të pyjeve është një masë e nevojshme duke marrë në konsideratë masakrën që i është bërë pyjeve deri më tani dhe mbi të gjitha të parandalojmë dëmet e shkaktuara nga prerja pa kriret siç janë erozioni dhe përmbytjet.

Pyllëzimi dhe rehabilitimi i zonave të degraduara është hapi tjetër që qeveria do të marrë menjëherë mbas fillimit të efekteve të moratoriumit 10-vjecar, i cili u miratua këtë të enjte në Parlament.

Me reformën administrative një nga funksionet e reja që marrin bashkitë është edhe menaxhimi dhe shfrytëzimi i lëndëve drusore për ngrohje, e nisur nga kjo është e nevojshme dhe prioritare që në kuadër të mbrojtjes së pyjeve ky funksion të administrohet me kujdes dhe pa abuzivizëm.

Mbetet detyrë e jona që të rrisim investimet publike në infrastrukturë, mbrojtjen dhe promovimin e atraksioneve natyrore dhe kulturore dhe mbi të gjitha fuqizimin e rolit të komunitetit si kontribuesit kryesor të zhvillimit të qëndrueshëm.

Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor pas ndarjes së re

Bashkia e Matit pritet të ketë një bazë të ulët taksimi, ndërsa ndërtimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës, veçanërisht rrugët lidhëse me fshatrat pritet të jetë një sfidë e vështirë.

Për shkak të numrit të madh të fshatrave, terrenit të thyer malor dhe densitetit të ulët të popullsisë, mirëmbajtja e infrasrukturës pritet të ketë një k

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: