Bundeliga nisi me dyer të mbyllura dhe me shumë rregulla higjieno-sanitare për të ndjekur. Një nga to ishte edhe largësia prej 1.5 metrash e të pranishmëve në stolin e rezervave, situatë që praktikisht e bën të pamundur përdorimin e stolave të zakonshëm.

Duke qenë se stadiumet janë me dyer të mbyllura, skuadrat do të përdorin shkallët e stadiumit që janë më pranë me fushën. Por, për ta bërë diçka të tillë, Lajpcigu ka hasur në një problem në “Red Bull Arena”: aksesin direkt nga tribuna në fushën e lojës. Si do mundej vallë klubi t’u lejonte lojtarëve të zbrisnin nga impianti?

“Sky Sport” raporton se në ndihmë të klubit gjerman erdhi aeroporti i Halle/Lajpcigut, që e ka pajisur me një shkallë avionësh. Kjo është vendosur në zonën poshtë tribunës të përdorur nga lojtarët rezervë, që do të mund të zbresin në fushë nëpërmjet saj. Një situatë e pazakontë, por që ka rezultuar mëse efikase.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb