VLORË- Një burrë rreth 50 vjeç është dërguar në spitalin e Vlorës i pajetë pasditen e sotme. Një ngjarje e pazakontë, me shumë pikëpyetje. Sipas raportimeve, Flamur Velaj është lënë në derën e spitali i pajetë.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Pasi është bërë identifikimi është lajmëruar edhe familja e të ndjerit.

Bashkëshortja e viktimës ka thënë për policinë se bashkëshorti kishte rënë nga skela gjatë punës dhe në spital e kanë dërguar kolegët.

Por policia po verifikon deklaratën dhe për të zbuluar çfarë ka ndodhur ka marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë të spitalit.

Ndërkaq burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se personi në fjalë ka ndërruar jetë duke punuar (punonte ndërtim nëpër shtëpi të ndryshme). Dyshohet se burri ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, si pasojë e ndonjë infarkti.

Ai është dërguar në spital nga personat të cilët e kishin marrë për të punuar në shtëpinë e tyre, të cilët po pyeten se si ka ndodhur ngjarja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: