Në kuadër të përfaqësimit me ambiente të përbashkëta diplomatike dhe konsullore nëpër botë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në facebook ka prezantuar selinë e përbashkët të Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Konsullore të Republikës së Kosovës në Kopenhagen.

Sipas Cakaj, flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njeri-tjetrit, atje ku Përfaqësia e Shqipërisë dhe Zyra Konsullore e Kosovës, ndajnë të njëjtën hapësirë.

“Një vepër tjetër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror mes Kosovës e Shqipërisë…” – thekson Kryediplomati Cakaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb