Shirat e furishëm në veri të Californisë kanë transformuar disa zona në ishuj, duke përmbytur rrugët dhe duke nxjerrë nga shtrati lumenjtë.
Rreth dy mijë banesa rezultojnë të përmbytura dhe rreth 60 persona janë shpëtuar nga skuadrat e shpëtimit.

Në mënyrë të veçantë Russian River, ka arritur nivelin më të lartë të 25 viteve të fundit. Kulmi i shirave është regjistruar të mërkurën, kur niveli ka arritur pothuajse 14 metra, më pas ka zbritur në 3 metra.

Banorët janë detyruar të përdorin barkat apo kayaket për tu spostuar në zona të tjera. Meteorologët nuk parashikojnë një përmirësim dhe për fundjavën parashikohet ende shira. Situara mbetet ende emergjente për shkak të përmbytjeve.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb