TIRANË- Një deklaratë jo shumë etike dhe një fjalor jo televiziv mjafton të të vendosë në qendër të vëmendjes. Mbrëmjen e kaluar, një ndër të ftuarit e Arjan Çanit në emisionin “Zonë e lirë”, ishte edhe muzikanti dhe këngëtari i njohur nga Kosova, Hekuran Krasniqi.

Por ndërsa ka qenë duke folur për projektet e tij muzikore, Hekurani është ndalur dhe i ka marrë leje Çanit të shkonte në tualet. Duke i thënë shkoqur fare dy fjalët që përdoren për nevojat personale, këngëtari ka lënë studion.

Këngëtari: Më fal, a ka mundësi veç pak me lëshu skenën, me dal deri tek gardëroba atje?
Çani: Ku do shkosh?
Këngëtari: Deri në tualet. Po shkoj me u psh*rr, nëse vonohem, ndoshta edhe dh**na.
Çani: Kjo ishte perlë plak!
Këngëtari: E bukur ë?
Çani: Ledio e mbajte?
Këngëtari: U bë? Rrofshi. Flisni ju se tani po kthehem.

Po aq mahnitës ka qenë edhe reagimi i Çanit që më pas ka bërë lidhjen logjike të fjalëve të Hekuranit.
Sipas tij, ky mund të ishte një reagim për aktoret serbe për të cilat po fliste Çani, të cilat ishin të ftuara në emision por nuk mundën të shkonin.
“Ah dakord, nuk ishte kaq e thjeshtë se është djalë i zgjuar ai, e bëri si reagim ngaqë pa se unë u interesova se nuk erdhën serbet?”, tha Çani

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb