Cardi B ka treguar se nuk është penduar për tatuazhin e parë që ka bërë në fytyrë. Reperja 30-vjeçare postoi në Twitter imazhin e parë nga afër të tatuazhit të saj, ku me të kuqe është shënuar emri i djalit të saj njëvjeçar Wave.

“E doja tatuazhin në fytyrën time”, ka shkruar këngëtarja, duke shtuar një emoji me zemër të kuqe.
Këngëtarja ka postuar një video në të cilën shihet duke bërë tatuazhin në anën e nofullës së saj.

Ndjekësit e saj në komente u shfaqën të ndarë duke komentuar se një tatuazh në fytyrë nuk është kurrë një ide e mirë.

“OMG nuk është një lëvizje e mirë…”, shkruan njëri me një tjetër duke shtuar: “Pse e prish fytyrën me tatuazhe, trupi yt është në rregull, por jo fytyra”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb