Tirana mikpriti dje Edicionin e Dytë të Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit, ku për pesë ditë do të shfaqen punimet origjinale të rreth 400 artistëve të njohur nga 60 vende të botës.

Këtë vit do t’i kushtohet një hapësirë e veçantë edhe demonstrimeve “live”, ku artistët do të prezantojnë punimet e tyre deri në 17 mars.

Piktori Helidon Haliti, organizator i Bienales së Akuarelit, shprehet se në këtë edicion marrin pjesë mjeshtrat më të mëdhenj të akuarelit.

“Vijnë gjithë mjeshtrat më të mëdhenj të akuarelit të momentit. Shumica prej tyre ekspozojnë punimet, ndërsa një pjesë e madhe do të demonstrojnë “live”. Kemi marrë masat që demonstrimet të jenë të një klasi të lartë. Artistët që do të demonstrojnë, do të kenë të gjitha kushtet e nevojshme për t’i shpjeguar edhe studentëve, sepse kanë përballë publikun. Kështu, ne e kalojmë mediumin e akuarelit në një narracion interaktiv”.
17311123_1440096289386473_2203422844126525517_o-280x200

Mjeshtri i akuarelit botëror, Liu Yi do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë, paraditen e sotme në një sesion të veçantë.

“Është një artist tejet i veçantë, njihet si artisti më i njohur i botës: Liu Yi, i cili demonstron për herë të parë në Shqipëri. Demonstrimet e tij numërohen me gishta në të gjithë botën. Njerëzit paguajnë për të ndjekur demonstrimet e tij, ndërsa ne do ta sjellim falas. Ai do të trajtojë një modele që vjen nga zona e Mirditës. Ai pikturon vetëm balerina, ndërkohë tek ne ka pranuar ta thyejë këtë traditë”, thotë Haliti.

Po kështu, artistët ndërkombëtarë do të punojnë bashkë për realizimin e një tabloje 10 metra katrorë në Piramidë, gjatë festimeve të Ditës së Verës në kryeqytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: