Në kuadër të muajit të trashëgimisë kulturore, Qendra e Muzeumeve në Berat ka planifikuar të organizojë një seri veprimtarish, siç ishte edhe ekspozita unike fotografike që u çel në Galerinë e Arteve “Eduart Lear” me fotot e vjetra të Beratit.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ky është aktiviteti i dytë që po organizohet në kohë pandemie nga Galeria Lear në Berat, ku siç shihet edhe nga pamjet pjesëmarrësit kanë qenë të pakët, të pajisur me maska dhe duke respektuar distancën. Në këtë ekspozitë ishin mbledhur fotografi të vjetra të Beratit nga fotografë vendas dhe të huaj, të grumbulluara nga revistat e asaj kohe si dhe nga fotografët e vjetër të qytetit të Beratit dhe të Shqipërisë. E veçanta e kësaj ekspozite ishte shfaqja për herë të parë e fotove nga të gjitha pamjet e qytetit, Ura e Goricës e shkatërruar në kohën e luftës si dhe shtëpitë muzeale të viteve 1938.

Në fjalën e tij, Drejtori i Muzeumeve në qytetin e Beratit, Agron Polovina i cili është dhe piktor, ka deklaruar se kjo ekspozite fotografike është një seri fotografish imazhe të qytetit të Beratit të vjetër, të përzgjedhura me kujdes, të cilat i përkasin një periudhe 100-120-vjeçare. “Shumica e fotove, – thotë Polovina – janë realizuar nga mjeshtër fotografë, nga udhëtarë, gjeografë, etnografë etj, të cilat i kanë ekspozuar ato në kohët e hershme në revistat ndërkombëtare të asaj periudhe”.

“Kjo ekspozitë pikë së pari i drejtohet brezit të ri, për të pasur një përfytyrim më të saktë për qytetin e tyre dhe historikun e zhvillimit të tij ndër vite’, tha Polovina.

Të pranishmin kanë shijuar ekspozitën, duke shijuar fotot e rralla dhe të paarritshme të qytetit antik, Beratit, të realizuara nga mjeshtrit fotografë (vendas dhe të huaj).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb