Kryebashkiaku Erjon Veliaj, i ftuar në “Real Story”, në “News 24”, tha se “Çështja Çame”, është një nga kauzat më të rëndësishme të Partisë Socialiste, e jo më kot sipas tij, kjo çështje u dërgua në Hagë.

Ai tha se Partia Socialiste tregoi që është një mozaik ku përfshihen disa çështje e problematika, e shtoi se disa persona të tjerë, duke iu referuar këtu Shpëtim Idrizit të PDIU, u mbuluan pas “Çështjes Çame”, e u përfshi në një listë me partinë greke.

“Skuadra aktuale është ambicioze. Dua t’i falenderoj, unë jam vetë një njeri me energji dhe dua të jem kudo, por në skuadër të gjithë duhet të respektojnë emrat e tyre. Një nga kauzat më të rëndësishme, kot se kemi çuar në Hagë. Sot krahasimi ynë me partinë tonë që është një mozaik dhe një tjetër që e ka çështjen çame prapa partisë greke, nuk e di. Ajo që ka interes është që po drejtoj një skuadër.

Në skuadër ka mbrojtjes, portier, sulmues dhe zëvendësues, është një skuadër dinjitoze. Në shumë iniciativa jemi bërë njësh për të shpëtuar ngërçin tek Astiri. Kur ishte pushimi dikush më kujtoi që e kemi gjetur pensionet në faliment. Për katër vite në krye të Tiranës nuk u dha çeku i bebeve. Programi i PD, jo vetëm që nuk përmban çështjet e pandemisë dhe rindërtimit, por edhe u shit me 10 mijë lekë”, tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb