Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari shprehet se SPAK duhet të kishte nisur një hetim pas publikimit të çështjes “McGonigal” ku është i përfshirë dhe kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për Panorama TV, Braimllari tha se me korruptimin e ish-agjentit të FBI-së, Rama tregoi se nuk është pro amerikan.

Sipas nënkryetarit të PL-së, çështja “McGonigal” nuk është arsyeja e vetme se pse do protestojë nesër (10 shkurt) opozita, por kjo i vendosi “kapakun” korrupsionit në vend.

Endrit Braimllari: Të gjithë paratë e korrupsionit, krimit dhe inceneratorëve janë hedhur pëër të goditur opozitën. Që përmes një projekti mafioz, Edi Rama të zhdukte opozitën dhe pastaj për të qeverisur i vetëm e për ta kthyer shtetin monist. Nesër do jetë një uragan i vërtetë për mbështetjen qytetare. Pjesëmarrje e jashtëzakonshme. Çështja e inceneratorëve është një arsye e fortë se pse duhet të protestojnë qytetarët. Mendoj dhe kam bindjen se pjesëmarrja do jetë e jashtëzakonshme. Janë të gjitha arsyet pse të gjithë qytetarët duhet të vërshojnë në bulevard. Rama ka shkuar shumë larg duke korruptuar madje dhe një zyrtar të FBI-së. Tashmë ka humbur besimin tek qytetarët. Ka bërë bashkë një opozitë të tërë kundër kësaj qeverie.

Çfarë e pengon SPAK-un që të nisë hetimet ndaj kryeministrit?

Endrit Braimllari: E para ne kemi pritur që SPAK të jetë një institucion i pavarur. Reforma në drejtësi u kalua me konsensus, por Edi Rama e kapi më pas duke shkatërruar besimin e një klase të tërë politike duke e transformuar në Ramaformë. Mënyra se si Rama ka depërtuar në sistemin e drejtësisë, ka humbur besimin tek qytetarët. Unë kisha bindjen se SPAK duhet të kishte marrë në pyetje. Por nëse do të kishim një sistem të mirë drejtësie, Edi Rama dhe Erion Veliaj do të ishin në burg për çështjen e inceneratorëve. Ka shumë skandale që Rama duhet të ishte përpara drejtësisë. Çdo institucion ka humbur legjitimitetin e nevojshëm për atë që duan qytetarët dhe populli.

Rama kur arriti të korruptojë një drejtues të lartë të FBI-së, imagjino se çfarë mund t’i bëjë institucioneve që i ka në varësi këtu në Shqipëri. Imagjino se çfarë mund t’i bëjë një institucioni që gjoja është i pavarur. Është i pari politikan në vend që investonte para për të blerë mandate deputetësh. Investonte para për të deformuar vullnetin e qytetarëve. McGonigal i vuri vulën korrupsionit në Shqipëri. Rama ka qenë në një propagandë të ashpër kundër opozitës, kur thoshte se mazhoranca është proamerikan.

Mes Shqipërisë dhe SHBA-së nuk mund t’i vendosë Edi Rama. Janë të vendosura prej shumë vitesh. Rama s’mund të cënojë marrëdhëniet historike që kanë shqiptarët me SHBA-në. Rama tregoi se nuk është pro-amerikan. Doli qartë që Rama ka pasur një skenar të mirëfilltë për goditjen e opozitës. Që me lënien e mandateve. Protesta e nesërme nuk fokusohet vetëm në një çështje, ka shumë arsye për të protestuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: