TIRANE

Gjyshja e Bes Kallakut Ija ditwn e diel prezantoi një pjesë të shtëpisë, oborrit dhe bahçes së saj në Bubq për “E Diell” dhe, natyrisht, s’mund të linte edhe pa nxjerrë disa sekrete të çiftit të njohur të showbiz-it.

Për këngëtaren e njohur, gjyshja e Besit tha se, sa herë shkon në fshat, preferon gjërat e fshatit. Kështu, pas pyetjes së Ervinit se çfarë ha Xhensila kur shkon tek ata në fshat, Ija tha:

“Ça të ketë, gjëra fshati kërkon; gjellën që bëjmë ne, me domate a me patate, si gjithë gjellët e zakonshme, djathin që bëjmë vetë, edhe gjalpin që bëjmë vetë. Kur kemi qumësht të mirë, u çojmë edhe një kavanoz atje atyre. Ua çojmë edhe për Ajkën… “

Duke treguar për jetën e saj të gjatë në fshat, Ija jep këshilla edhe për çiftet e reja, për të pasur harmoni mes tyre, për të shkuar mirë gjithmonë, por edhe për të shijuar gjërat e bukura të jetës. Ija thotë se “njëri vesh duhet mbyllur” nëse do të shkosh mirë me partnerin e të kesh jetë të gjatë e të lumtur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb