TIRANË

Alma Kaçi, gruaja e video-skandalit me ish-kreun e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici është paraqitur sot sërish në dyert e Gjykatës së Posaçme për të kërkuar heqjen e arrestit të shtëpisë.

Është e disata herë që Kaçi kërkon lirinë, me arsyetimin se i duhet të mbajë fëmijën e mitur dhe nënën e saj me të ardhura. Ndonëse me syze të errëta dhe kapele në kokë, 40-vjeçarja nuk i ka shpëtuar vëmendjes së gazetarëve dhe operatorëve që e kanë filmuar duke hyrë dhe duke dalë nga GJKKO, e shoqëruar nga policia.

Por me sa duket kjo gjë e ka bezdisur gruan, që ishte “personazhi i muajit qershor” në media për shkak të video-skandalit. Duke dalë nga Gjykata, mikrofonat i janë drejtuar menjëherë dhe Kaçi ka zgjedhur t’i krahasojë gazetarët me lypësit që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugë.

Ngacmimit të gazetarëve, ajo i përgjigjur sërish me fyerje.

Alma Kaçi: Si ata lypësit te semafori dhe ju lypni informacione te SPAK-u. Lëreni atë, por i keqinterpretoni lajmet.
Gazetari: Çfarë lypët te Safet Gjici?
Alma Kaçi: Çfarë lypa? Atë që lypni ju këtu!
Gazetari: Tender? I keni rehabilituar qentë e rrugës?
Alma Kaçi: Edison, ciao!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb