Këngëtares së njohur, Miriam Cani, i është hakuar llogaria zyrtare në Facebook.

Lajmin e ka bërë të ditur, Alban Skënderaj, i cili kërkoi ndjesë për përmbajtjen që po postojnë hacker-at në faqen e saj.

Albani shkruan se po punojnë për ta rimarrë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Të dashur miq, dua t’ju bëjmë me dije që faqja zyrtare e Facebook-ut të Miriamit prej disa ditësh tashmë është marrë nga disa “hackers” në mënyrë të paligjshme. Ju kërkojmë ndjesë për postimet e shpeshta dhe pa asnjë lidhje me Miriamin. Jemi duke punuar që shumë shpejt faqja t’i rikthehet Miriamit. Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin.”, ka shkruar Alban Skënderaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb