Arsenali fitoi 1-0 ndaj Sporting në ndeshjen e parë të Champions League. Para sfidës së kthimit, trajneri i Gooners, Arteta iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
“Po përpiqemi të bëjmë diçka që nuk është bërë në historinë e klubit (fitimi i kampionatit dhe Ligës së Kampionëve), kështu që kjo tregon vështirësinë. Ne e vlerësojmë shumë se ku ndodhemi. Po garojmë për të fituar Premier Ligën dhe jemi në një pozicion vërtet të fortë, kemi pa e fituar atë për 22 vjet”.
“Çfarë dua të shoh nga lojtarët? Asnjë frikë, kaq është. Kjo është ajo që dua të shoh te lojtarët dhe njerëzit”.
Për Sportingun: “Qasja që ata do të kenë është të jenë një ekip shumë, shumë dominues. Ne jemi të gatshëm edhe për këtë dhe do të zbatojmë atë që nevojitet për të fituar ndeshjen”.
