Milan doli nga Champions në fazën gjysmëfinale, por më shumë se sa dështim, ky përfundim u lexua si sukses nga stafi drejtues, fundja të paktë ishin ata tifozët që prisnin që kuqezinjtë të shkonin kaq larg këtë edicion. Më shumë i rëndësishëm është pjesëmarrja në Champions sezonin e ri, një objektiv që pritet të vendos shumë edhe për projektin e ekipit për sezonin e ri.

Stefano Pioli
Stefano Pioli

Pioli ka në dispozicion tre ndeshje për të arritur këtë objektiv që do të përcaktojë edhe strategjinë e klubit. Drejtuesit e Milanit po nxitojnë që të mbyllin sa më shpejt rinovimin e kontratës me Rafa Leao-n, prioriteti kryesor.

Champions League: Ac Milan Vs Chelsea
Champions League: Ac Milan Vs Chelsea

Në fillim të javës është parashikuar një takim mes palëve për të diskutuar detajet e fundit. Leao do të përfitojë 5,5 milionë euro kesh, plus bonuse, ndërsa klauzola e re e largimit do të jetë 175 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: