Chelsea ka humbur shumë nga cilësia e saj në sulm këtë merkato. Blutë e Londrës u privuan nga shërbimet e Lukakut dhe Ëerner, e tashmë janë në kërkim të një sulmuesi.

Sipas asaj që raportojnë mediat, trajneri Tuchel dëshiron në Londër Pierre Emerick-Aubameyang. Mënyra e lojës që preferon tekniku përshtatet shumë me stilin e lojtarit nga Gaboni.

Ajo që shtyn akoma më shumë zërat për një transferimit të mundshëm të Auba-s është pikërisht fakti se Barcelona duhet të lërë të lirë një sulmues, për shkak se reparti i avanucar është i mbipopulluar.

Ky nuk është një lajm i mirë për Armando Brojën, i cili në rast zyrtarizimi të ish-bomberit të Arsenalit, vështirë se do mund të ketë hapësira.

U7

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: