E ardhmja e Eden Hazard duket e shkruar, vetëm detajet mbajnë pezull transferimin e tij tek Real Madrid, por shifrat nuk bind aspak trajnerin e Chelsea, Maurizo Sarri: “100 milion euro për Hazard? Po flasim për një shifër shumë të ulët, sipas mendimit tim”, u shpreh italiani pas fitores së pastër 2-0 kundër West Ham, një fitore e firmosur nga një dopjetë e Hazard:

Sarri
Sarri

“Gjithsesi në çdo rast mendoj se do të jetë shumë e vështirë ta zëvendësojmë, në të njëjtën kohë nuk mund të bëj asgjë për ta mbajtur. Hazard është një lojtar fantastik, kur luan në këto nivele është e pamundur të ndalësh”, u shpreh Sarri.

Hazard (1)
Hazard (1)

Prej kohësh Real Madrid vijon të insistojë për ta veshur me të bardha fantazistin belg, ky duket viti i duhur pasi Reali po përgatitet për një revolucion të madh ku Hazard pritet të ketë një rol thelbësorë. Gjërat duket se kanë ndryshuar shumë me rikthimin e Zidane në stol, ka ndryshuar dhe qasja e tij për disa lojtarë, James Rodrigues është një shembull tipik, i larguar pikërisht nga francezi, kolumbiani mund të rikthehet sërish në Madrid.

James Rodriguez 2
James Rodriguez 2

Vetë lojtari po bën gjithçka është e mundur për të veshur dhe një herë fanellën e Realit, sëfundmi është pajisur me pasaportë spanjolle duke u regjistruar në gjendjen civile të Madridit. Ky detaj i jep mundësinë James të luaj në çdo skuadër europiane pa zënë vendin e ekstrakomunitarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb