Chiara Ferragni, influencueja italiane me 28.6 milionë ndjekës në Instagram, shpeshherë u prezanton miqve të saj në internet foto zbuluese dhe nuk heziton të ndajë me publikun disa nga pjesët e trupit të saj. Italiania e famshme e ka dëshmuar shumë herë se di të tërheqë vëmendjen dhe të mbledhë mijëra pëlqime dhe komente në rrjetet sociale.

Ferragni është tejet aktive dhe një nga llogaritë më të forta në rrjetet sociale, duke bombarduar çdo ditë ndjekësit me foto të jetës, familjes dhe karrierës së saj.

Këtë herë ajo nuk ka ngurruar të pozojë, si një Evë, duke mbajtur në dorë mollën e Adamit. Më konkretisht, bukuroshja ringjalli me një fotografi të saj, pikturën e famshme të mjeshtrit të Rilindjes Lucas Cranach Plaku, e cila daton në vitin 1528.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me një sërë imazhesh, Chiara Ferrani dhe stilistja, Maria Grazia Chiuri, kanë prezantuar para miqve të tyre online imazhe nga seti mbresëlënës fotografik. Vetë ajo ka pozuar me një fustan të shndritshëm, i cili përmes një iluzion shfaqte trupin e saj të zhveshur, ndërsa duart i mbulonin pjesët intime. Qëllimi i këtij set-i fotografik, ishte për të qenë një himn për të drejtat e grave dhe pranimin e trupit të femrës. Në fakt, siç u tha, trupi i zhveshur nuk mund të justifikojë dhunën e burrave ose të zbusë gabimet e tyre.

Në mbishkrimin e publikimit shkruhej: Rikthimi i vëmendjes te të drejtat e grave, trupat e tyre dhe se si refuzimi i trupit të femrës, për fat të keq, konsiderohet ende i diskutueshëm.” Ky është qëllimi pas kësaj pamjeje. Ideja e një fustani që simulonte trupin e zhveshur të Chiarës na erdhi menjëherë, duke marrë frymëzim nga një krijim i Maria Grazia Curie për pranverë/verë 2018. E bërë në atelienë Dior, fustani me ngjyrë mishi tregon trupin e Chiara Ferragnit. E natyrshme dhe e lirë nga ai turp që i është imponuar gjithmonë të gjithëve, duke filluar nga Eva, gruaja e parë në histori.

Ky iluzion i të zhveshurit dëshiron t’i kujtojë të gjithëve të drejtën dhe barazinë e gjinive për t’u dukur, duke qenë vetvetja pa pasur nevojë të ndihen të gjykuar apo fajtor. Ky iluzion i të zhveshurit është një kujtesë se kushdo që vendos të duket apo të ndihet seksi nuk mund të justifikojë dhunën e meshkujve apo të zbusë gabimet e tyre.

Ky është trupi i një gruaje dhe Chiara Ferragni do të donte t’u jepte zë të gjitha grave të botës që janë të ndaluara dhe të dhunuara. Për të gjithë ata që thonë se trupi i tyre krijon turp, se është vetëm objekt dëshire apo se nxit mëkat. Ky është trupi i të gjithëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb