Katër skuadra nga Katgoria e Parë do të përballen me njëra-tjetrën për të vendosur se kush do të shkojë në sfidën e fundit “play-off” përballë vendit të 8-të në Superiore, për të luajtur sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.

Korabi-Tomori dhe Apolonia-Tërbuni, janë dy sfidat gjysmëfinale, fitueset e të cilave do të ndeshen me njëra-tjetrën, për të shkuar në sfidën e fundit “playoff”. Datat e këtyre sfidave janë përcaktuar, së bashku me oraret dhe stadiumet që do t’i presin.

Play-Off: Kategoria e Parë

Korabi-Tomori ora 16:00 (Stadiumi “Korabi”, Peshkopi)

Apolonia-Tërbuni ora 16:00 (Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier)

Fituesit e këtyre çifteve me tek ndeshje, do të luajnë mes tyre po me tek ndeshje, me datën dhe stadiumin që mbetet të përcaktohet nga FSHF. Dhe fituesi i play-off nga Kategoria e Parë do të përballet me vendin e tetë të Superiores (me shumë gjasë Egnatia) në fushën e këtij të fundit.

Gjithashtu është vendosur dhe data për sfidat “play-out” të Kategorisë së Parë. Pogradeci-Oriku do të luhet në 14 maj, në orën 15:00 në stadiumin Shkumbini, ndërsa në po të njëjtën kohë, Turbina-Devolli do të përballen në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Për sa i përket sfidës “playout” midis Kategorisë së Dytë dhe Kategorisë së Tretë, Gramozi dhe Delvina do të masin forcën stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnjë, në orën 15:00 në po të njëjtën datë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb