TIRANË

Ndonëse nuk jetojmë në një kohë normale dhe jeta normale me zakonet e përditshme është kthyer në vdekjeprurëse, qytetarët shqiptarë ende nuk janë ndërgjegjësuar.

Ndërkohë që OBSH, mjekët, autoritetet bëjnë thirrje në çdo orë e çdo minutë për respektimin e masave, duke nisur nga distancimi social, në Tiranë qytetarët duket sikur jetojnë në një botë tjetër. Nga sot në orën 13:00 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit gjithçka do jetë e mbyllur dhe më pas daljet do të funksionojnë me leje për çfarë do lloj nevoje. E me sa duket për këtë arsye sot ata janë dyndur në tregje e markete për të bërë pazarin dhe pa respektuar distancat.

Gazetari Osman Stafa solli ‘live’ atë që po ndodh në tregun e uzinës Dinamo, ku gra e burra kanë dalë për të bërë pazarin për gjithë fundjavën duke u kthyer në një rrezik si për veten ashtu dhe për qytetarët e tjerë dhe duke i krijuar mundësi zhvillimi virusit të rrezikshëm që ka marrë jetët e gjysmë milioni njerëzve në botë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb