Uill Evans është bërë heroi i Çesterfildit, ekip në divizionin e pestë angleze. Mbrojtësi i ekipit, jo vetëm që shënoi golin që çoi shifrat në 3-3, në takimin ndaj Ebsflit, por gjithashtu priti edhe një penallti në minutën e 99-të.

Mbrojtësi shënoi në minutat shtesë, me kokë, dhe bëri që gjithë tifozeria vendase të shpërthente në festë për një gol, që me siguri do i sillte edhe një pikë ekipit.

Por, asgjë nuk kishte përfunduar aty. Katër minuta më vonë, për miqtë u akordua një penallti, që u shoqërua edhe me daljen me karton të kuq të portierit. Dorezat i mori pikërisht mbrojtësi Evans, i cili priti edhe këtë penallti, duke u kthyer në një hero të vërtetë.

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: