Grupi Teknik i Punës në Këshillin Evropian ka miratuar draftin e raportit IBAR, pa asnjë kundërshtim nga shtetet anëtare.
Lajmi bëhet i ditur për News24 dhe BalkanWeb nga një zëdhënës i Këshillit Evropian.
Në mbledhjen e kësaj të enjteje, COELA arriti një marrëveshje per IBAR dhe dosja do t’i shkojë për miratim nesër Ambasadorëve të BE-së, grupim i njohur si COREPER.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, më 26 Maj do të mblidhet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian.
Një konfirmim zyrtar do të mësohet vetëm pas takimit të COREPER-it ditën e premte.
