Dalai Lama bëri sot thirrje për një ‘përgjigjje të kordinuar globale’ kundër pandemisë së koronavirusit.

’Në këto kohë të vështira krize-ka pranuar lideri shpirtëror tibetian në mërgim, në një deklaratë publike të cituar nga Cnn-duhet të përballojnë kërcimet e shëndetit tonë dhe trishtimin për familjarët dhe miqtë që kemi humbur në këtë pandemi.

Kriza ekonomike është një sfidë e madhe për të gjitha qeveritë dhe e bën të vështirë jetën e shumë njerëzve’. Për këtë arsye shton Dalai Lama, të gjithë sot duhet të përqëndrohen në ‘atë që na bashkon si anëtarë të një familjeje të vetme njerëzore’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb